Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agjenti 007 – Tom Hiddleston: Nuk mendoj se do të jem unë i përzgjedhuri

Agjenti 007 – Tom Hiddleston: Nuk mendoj se do të jem unë i përzgjedhuri
June 07
18:52 2016

“Nuk mendoj se një lajm i tillë do të vijë. Jam shumë i kënaqur nga entuziazmi. Në fakt, dëshira ime është po aq e madhe sa e juaja”, – shprehet aktori Tom Hiddlestone në një event të javës së kaluar në Philadelphia, ku u pyet nëse do të ishte ai agjenti i ri 007.

Edhe pse James Bond-i i fundit, Daniel Craig, nuk ka hequr dorë ende zyrtarisht nga roli, në një intervistë të pak muajve më parë ai u shpreh se nuk kishte më ndërmend të vazhdonte këtë aventurë.

Të tjerë aktorë që janë përmendur si “agjentët sekretë” të mundshëm për seritë e ardhshme janë Idris Elba, Tom Hardy, Damian Lewis.

“Mendoj se fjalët e përhapura rreth kësaj mundësie kanë lindur për arsye të rolit tim të spiunit në “Night Manager I”. Por gjithsesi, askush nuk më ka kontaktuar”, – shton Hiddlestone.

Mendes, regjisori i filmave të suksesshëm “Skyfall” dhe “Spectre”, shprehet se përzgjedhja e rolit kryesor nuk është si votat në “X Factor” apo në referendumet e shteteve. Ai siguroi se emri që do të zgjidhet nuk do të jetë dikush që publiku ka pritur”.