Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Agim Doçi tregon si i hoqën tekstin në moment të fundit nga “Festivali i Këngës” : Ja dhanë Rozana Radit!

Agim Doçi tregon si i hoqën tekstin në moment të fundit nga “Festivali i Këngës” : Ja dhanë Rozana Radit!
November 17
22:30 2019

Padyshim temat më të nxehta të këtyre ditëve në muzikën shqiptare lidhen me “Festivalin e Këngës” dhe gjithcka që ka të bëjë me këtë kompeticion, që nga organizimi e deri tek pjesëmarrja. Një prej bashkëpunimeve që do të ngjitet në skenën e festivalit dhe që ka kthyer kokën e publikut por dhe muzikantëve është ai mes Eli Farës dhe reperit Stresi, që duhet thënë ende tingëllon i pazakontë.

Ajo që nuk dinim në lidhje me këtë bashkëpunim është që teksti fillimisht i këngës i ishte besuar një prej penave më të mira të festivaleve shqiptare, Agim Doçit, i cili madje kishte punuar me materialin dhe titulli i këngës do te ishte “Bohem”. Këtë ai e ka treguar në emisionin “Thumb On” të Fatmës dhe Aulonës, ku dhe tregoi më detajisht se si në moment të fundit projekti i ishte besuar Rozana Radit:

Nuk më kanë përjashtuar sepse nuk është kollaj të më përjashtojnë mua nga Festivali, por ma kërkuan këngëtarët. Zonja Grabocka i kishte thënë që ta bënin këngën me tekst të Agim Doçit me titullin “Bohem”. Të dy artistët janë binjakë, të dy janë shpirtra binjakë dhe kaq të lirë. Ja u dhashë tekstin, e pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në SHBA dhe kur u ktheva më thanë : Jo, po e bën Rozana Radi!”

Përgjigja e tij në lidhje me këtë ishte: “I lumt! Edhe Rozana din me ba tekste” (theksi dhe origjinaliteti i kvsaj pëgjgije i është ruajtur për efekt dramaciteti). /Blitz.al/

Share