Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afërdita Dreshaj uron SHBA-të për pavarësinë, por me këtë foto kush e ka mendjen tek urimi?

Afërdita Dreshaj uron SHBA-të për pavarësinë, por me këtë foto kush e ka mendjen tek urimi?
July 05
07:53 2017

Afërdita Dreshaj prej pak kohësh ka marrë një periudhë pushimi në karrierën e saj duke qenë se nuk ka publikuar projekte muzikore. Megjithatë, duket se po shijon në maksimum marrëdhënien e saj me partnerin Jakub Kindl. Ata janë bërë gati të pandarë, dy aventurierë të cilët kanë shëtitur në shumë vende të botës.

Ditën e djeshme kudo është festuar pavarësia e SHBA-ve dhe Afërdita gjithashtu ka bërë një postim për t’iu bashkuar urimeve. Fjalët e saj kanë qenë shumë të thjeshta, edhe pse çfarë tërheq vëmendjen menjëherë është gjoksi i Afërditës. Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me motrën e saj dhe me siguri edhe ju, të parin që ju kanë parë sytë ka qenë gjoksi i Afërditës dhe ai i së motrës.

Edhe më parë është shkruar se këngëtarja ka bërë ndërhyrje në gjoks (edhe pse ende nuk e ka pranuar), pas krahasimit të fotove të saj të mëparshme me ato aktuale. Me këtë foto të Afërditës kush e ka mendjen te pavarësia? Megjithatë, këngëtarja duket se është penduar pasi fotoja është fshirë menjëherë nga llogaria e saj në Instagram./Blitz.al/

Komento
Shperndaje