Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afërdita Dreshaj: Unë 80 kg? Nuk jeni normalë…

Afërdita Dreshaj: Unë 80 kg? Nuk jeni normalë…
October 23
13:49 2016

Afërdita Dreshaj është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar. Ajo njihet për format e saj të trupit e duhet thënë se një nga hobit e saj është palestra.

Modelja e njohur poston shpesh në rrjete sociale foto apo video gjatë kohës që është në palestër. Një foto e postuar para dy ditësh në InstaStory, ku ajo shfaqej mbi një makinë ushtrimesh, është bërë lajm për të gjitha portalet. Në të shihej se sa pesha arrinte të mbante Afërdita, duke lexuar një numër prej 80  kilogramësh. Para disa orësh modelja ka postuar një tjetër foto në InstaStory duke shkruar se shumë media e kanë interpretuar ndryshe këtë shifër. Sipas saj, ajo nuk është pesha e saj, por kilogramët që ngre gjatë ushtrimeve.

“OMG! Media, nuk jeni normal. Ajo nuk është pesha ime, me atë peshë bëja squats”,- shkruan Afërdita në Instagram./Blitz.al/

ferdita

af

Komento
Shperndaje