Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afërdita Dreshaj “tërhoqi këmbën”: Ja moderatorja shqiptare që bëri dasmën dje në mbrëmje!

Afërdita Dreshaj “tërhoqi këmbën”: Ja moderatorja shqiptare që bëri dasmën dje në mbrëmje!
July 01
08:42 2018

U përcoll me shumë kuriozitet në mediat rozë dasma e Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl në Miami por ajo nuk paska qenë e vetmja e famshme shqiptare që i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.

Nëpërmjet Instagramit, kuptuam se Aida, velina e parë e “Fiks Fare” dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Genti, kanë pëlqyer të bëjnë një dasmë të madhe pasi janë bërë prindër të dy djemve.

Pas eksperiencës si velinë, me Aidën u njohëm edhe si moderatore në “Digitalb” edhe pse kjo e fundit ka ruajtur një imazh më privat duke mos qenë shumë prezente në media e rrjete sociale.

Në dasmën e Aidës dhe Gentit kanë qenë të ftuar një pjesë e mirë e stafit të “Fiks Fare” ku në sy na ranë edhe moderatorët aktualë, Devi dhe Dori. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje