Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afërdita Dreshaj ndjek shfaqjen e Victoria’s Secret, diçka mungon…

Afërdita Dreshaj ndjek shfaqjen e Victoria’s Secret, diçka mungon…
December 06
14:00 2016

Modelja Afërdita Dreshaj, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ku dhe ka ushtruar profesionin e saj si modele, është gjithnjë shumë e interesuar për shfaqjet e modës.

I tillë është edhe “Victoria’s Secret Show”, një event që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e modeles shqiptare.  Por shfaqja, sipas saj, nuk ishte totalisht e plotësuar, pasi dikush i ka munguar. Në fotot e postuara në Snapchat, Dreshaj ka shkruar: “Më mungon Candice”.

Candice Swanepoel është një modele e Victoria’s Secret dhe mesa duket në shfaqjen e 2016-s nuk ka qenë pjesëmarrëse. E midis gjithë atyre modeleve seksi, Afërdita ka vënë re mungesën e saj. Një detaj ky që ndoshta spektatorë të tjerë nuk do t’i kushtonin rëndësi. /Blitz.al/

af afr

 

Shperndaje