Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adrien Brody: Skandalet seksuale të Polanskit dhe Allen nuk janë çështje mbi të cilat duhet të fokusohemi

Adrien Brody: Skandalet seksuale të Polanskit dhe Allen nuk janë  çështje mbi të cilat duhet të fokusohemi
May 17
13:48 2016

Adrien Brody, aktori i njohur hollivudian, ka komentuar akuzat e fundit rreth skandalit të diskutuar seksual të   Woody Allen. Në një emision me Jenny Mcarthy,  43-vjeçari është shprehur se do të dëshironte që jeta personale e artistëve të ndahej nga arti që bëjnë.

“Jeta është shumë e komplikuar. Unë bashkëpunoj dhe kërkoj të punoj me njerëz të cilët e kanë artin pjesë të tyren dhe  përpiqem të punoj me ta pa i gjykuar. Është një kërkim artistik dhe Polanksi, për shembull, ka pasur një jetë të komplikuar dhe të vështirë. Do të ishte e padrejtë të gërmoja në diçka aq të komplikuar sa është e shkuara dhe ta riktheja ashtu siç bëri media“, – është shprehur aktori.

Polanksi, një tjetër figurë e komentuar rreth një skandali seksual,  u largua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1977 pasi pranoi fajësinë për seks të paligjshëm me një të mitur, një çështje që ka përfshirë në vorbull një 13-vjeçare.  Lafitte i është referuar kësaj situate gjatë ceremonisë së hapjes së  Festivalit të Filmit në Kanë, duke bërë shaka e cila fillimisht u supozua se i drejtohej regjisorit Allen.

Brody ka bashkëpunuar me regjisorin në filmin “Midnight” në vitin 2014. I pyetur nëse jeta private dhe ajo profesionale duhet të ndahen apo jo nga njëra-tjetra aktori është përgjigjur: “Në një masë të caktuar po. Njerëzit bëjnë gabime në jetë.  Unë mendoj se ndodhin shumë gjëra katastrofike, mizore  dhe pakujdesi  në këtë botë. Njerëzit mund të bëjnë gjëra të pafalshme, por kjo nuk është një gjë mbi të cilën duhet të fokusohemi”,- është shprehur Adrien, duke pranuar se skandalet seksuale që kanë përfshirë dy nga regjisorët me të cilët ai ka punuar nuk janë një çështje mbi të cilat duhet të fokusohemi.

Për sa i përket Allen, komediani ka mohuar se ka abuzuar me të bijën, Dylan Farrow,  kur ajo ka qenë  fëmijë.  Rreth akuzave që i biri i tij, Ronan Farrow,  ka bërë për abuzimin, Allen ka thënë për  gazetarët se ka rrëfyer gjithçka është dashur dhe tani ka ecur përpara. “Unë nuk mendoj më për këtë. Kam  ecur përpara dhe jam përqendruar te filmat e mi”, – ka thënë Allen.

 

Shperndaje