Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adi Krasta vijon me surprizat. Në një intervistë me bashkëshorten e Ramush Haradinaj…

Adi Krasta vijon me surprizat. Në një intervistë me bashkëshorten e Ramush Haradinaj…
January 08
14:55 2017

Ditët e fundit në media është ngjallur debat për arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë. Shumë njerëz nuk janë aspak dakord sepse mendojnë se kjo është një gjë e padrejtë.

Pjesëtarë të familjes Haradinaj kanë dhënë opinionet e tyre në media të ndryshme, por moderatori Adi Krasta ka vendosur të sjellë në ekranin e Top Channel vetë bashkëshorten e Ramushit, Anita Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasta ka njoftuar se në emisionin “E Diell” do të intervistojë znj. Haradinaj.

“Sot në 15:38 fillon “E Diell”. Që në çastet e para do kem mundësinë dhe detyrimin profesional të intervistoj Anita Haradinajn”,- shkruan ai.

Pra, moderatori këtë intervistë, përveç së gjithash, tregon se e sheh si një detyrim kundrejt profesionit të tij.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka për të thënë znj. Haradinaj për sa i përket arrestimit të bashkëshortit të saj./Blitz.al/

adi

Shperndaje