Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adi Krasta: “Vazhdoj të jem pa punë”

Adi Krasta: “Vazhdoj të jem pa punë”
April 29
13:53 2016

Adi Krasta, moderatori i njohur dhe i preferuar prej publikut, prej një kohe relativisht të gjatë nuk ka bërë asnjë dalje publike apo ndonjë projekt të ri të tijin. Mirëpo, ai ka vendosur të “thyejë heshtjen” duke dhënë një intervistë për Haki Kikën në emisionin “N’ishull” të RTK-së, e cila do të transmetohet të hënën, më 2 maj.

Në reklamën e intervistës së Krastës janë transmetuar disa pjesë të saj. Krasta tregohet i sinqertë me publikun duke thënë se është aktualisht pa punë.

Më pas, duke e zhvendosur bisedën nga çështjet e tij personale, Adi Krasta ka folur pak më tepër mbi gjuhën standarde shqipe dhe një unifikimi të mundshëm midis gjuhës standarde dhe gegërishtes që përdorin shqiptarët e Kosovës, edhe pse ai e quan gjuhën standarde një pasuri. Ndërsa për sa u përket shqiptarëve si shoqëri, Krasta shprehet paska i prerë në mendimin e tij se Shqipëria dhe Kosova e kanë pasur gjithnjë armikun brenda vetes, edhe kur janë tradhtuar.

Për rrëfimin e plotë të Krastës do na duhet të presim deri të hënën e 2 majit. Interesant mbetet fakti se moderatori më në fund vendosi të flasë mbi mungesën e tij në ekran.

(Burimi: pasqyrë.al; përshtati: blitz.al)

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje