Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ademi në sherr me një mashkull tjetër për Ejonën

Ademi në sherr me një mashkull tjetër për Ejonën
March 31
08:50 2017

Ejona dhe Ademi janë çifti i cili që në ditën e parë në shtëpinë e “Big Brother” kanë tërhequr vëmendjen e publikut për sinqeritetin e tyre. Mbrëmjen e djeshme, banorët kanë rrëfyer histori nga jeta e tyre personale. Ejona u ka treguar banorëve të tjerë se dashuria e saj dhe Ademit është shumë e madhe, madje ata që në takimin e tyre të parë i kanë premtuar njëri-tjetrit besnikëri.

Atyre u është dashur vetëm një takim për të vendosur se do të vazhdonin përgjithmonë bashkë. Ejona është shprehur se siç u ndodh shpesh vajzave, Ademi nuk ka qenë i vetmi që e ka ngacmuar. Madje ka qenë një rast kur ajo e ka futur partnerin e saj në telashe. Ademi ka vijuar tregimin duke u shpjeguar banorëve.

“Unë isha në Itali dhe ishte njëri që e ngacmonte dhe e ndiqte. Unë e mora në telefon, por edhe më pas ai vazhdoi të bënte të njëjtat veprime. Më detyroi të merrja dikë telefon që ta ‘sqaronte’”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje