Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adelina Tahiri: “Faleminderit nënë për këtë engjëll!”

Adelina Tahiri: “Faleminderit nënë për këtë engjëll!”
October 13
16:59 2016

Për këngëtaren Adelina Tahiri duket se sot është një  ditë shumë e veçantë.

Motra e saj mbush 10 vjeç dhe Adelina ka bërë një urim shumë të bukur në Instagram.

Në këtë urim, ajo ka treguar disa detaje të tjera për motrën e saj dhe i ka bërë një falënderim nënës  që e solli në jetë.

Bashkangjitur me foton, këngëtarja shkruan: “Çdo fjalë që do ta them do të jetë shumë e vogël për ta thënë. E di që pyesni veten a thu vall për kë e kam fjalën, prapë s’kam përgjigje! Të falënderoj nënën që sot 10 vite më parë solli në dritë këtë engjëll, princesha Dajana! Ka storjen (historinë) e vet edhe emri i saj, që e mbante e ndjera gjyshja ime. Faleminderit nënë edhe një herë për këtë engjëll! Urime, edhe 100 tjera të lumtura dhe me jetë të gjatë, të don shumë motra yte, Adelina!”

I urojmë 100 vite të lumtura motrës të Adelinës dhe mund të themi se të dyja vajzat janë kaq të bukura e kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën./Blitz.al/

adelina

Shperndaje