Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adelina Tahiri e rezervuar? Në fakt, këtë herë s’i ka kursyer puthjet pasionante për bashkëshortin

Adelina Tahiri e rezervuar? Në fakt, këtë herë s’i ka kursyer puthjet pasionante për bashkëshortin
November 07
18:59 2018

Adelina Tahiri është treguar gjithmonë e rezervuar për të publikuar imazhe të bashkëshortit të saj, ama ditën e sotme duket se është çliruar nga komplekset dhe e ka ekspozuar të shoqin me zë dhe figurë.

Teksa priste në makinë, ajo ka mbajtur një video-live në profilin e saj zyrtar në Instagram, dhe në momentin që bashkëshorti është futur brenda, këngëtarja nuk është kursyer për t’i dhënë atij një puthje pasionte.

Sigurisht, ky moment nuk ka mbetur pa u diskutuar nga komentuesit në video dhe madje njëri prej ndjekësve e ka pyetur këngëtaren nga Shkupi se si mund ta puthte nje burrë 50-vjeçar, duke i thënë asaj që duhet t’i vijë turp nga ky veprim.

Këngëtarja e cila duket se nuk u vu aspak në siklet nga pyetja iu përgjigj menjëherë pa iu shmangur duke i thënë se ajo e puth dhe s’e ka fare problem.

Këngëtarja dhe avokati i njohur maqedonas, Serjoza Markov, që së fundmi janë bërë prindër të një djali janë komentuar shpesh në media për diferencën e madhe të moshës që kanë me njëri-tjetrin, por jo duket se nuk i shqetëson aspak.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje