Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adelina Tahiri akuzohet për vjedhje

Adelina Tahiri akuzohet për vjedhje
April 09
09:47 2016

Nuk është çudi tashmë që të zhgënjehemi nga personazhet publikë apo nga artistë të ndryshëm.  Shpesh mjafton një dalje e gabuar, një deklaratë e dhënë jo në momentin e duhur apo një performancë jo si  të mëparshmet për të krijuar “zhurmë” te ndjekësit.

Ama, ajo që të habit më shumë nga personazhet VIP të ekraneve shqiptare në ditët e sotme është fakti se kjo “rrëshqitje” është bërë e modës, duke na bërë të gjithëve të merremi vetëm me të.

I tillë ka qenë rasti i treguar nga faqja “Instagënjim” në Instagram, e cila nëpërmjet dy fotove të bashkuara tregon qartë se si këngëtarja Adelina Tahiri – tashmë pjesëmarrëse në show-n “Your Face Sounds Familiar” – ka marrë “hua” një foto të Kim Louis (thefashionlawyer), për t’ua paraqitur ndjekësve si të vetën.

Në fotografi duket dhurata që  Kim (fashion blogger) i ka bërë mamasë së tij për ditëlindje pak ditë më parë. Ndërkohë, Adelina Tahiri vetëm dy ditë më pas e ka postuar në profilin e saj të njëjtën foto, duke e paraqitur si dhuratë të bërë ndaj saj, me komentin “thnx u”!
Ky rast u “denoncua” edhe nga vetë Kim Louis 12 orë më parë, i cili duke iu referuar postimit të Adelinës shprehet i habitur se si njerëzit mund ta bëjnë një gjë të tillë!

Zhgënjyese? Jo shumë, duke menduar që nuk është rasti i parë që Adelina bën gjëra të tilla. Kujtojmë fotot e vitheve të saj gjatë kohës që bënte palestër, por që në të vërtetë nuk ishin të sajat… edhe ato i kishte “marrë borxh” nga një tjetër profil në Instagram.

E në fakt, ajo që të habit më shumë është mënyra se si në vendin tonë merret hua; mund të jetë i justifikueshëm huazimi i ideve, i projekteve që lënë gjurmë në mbarë botën, jemi mësuar me huazimin e këngëve të suksesshme, që paraqiten në vend si origjinale shqiptare, ama nuk do ta kishim besuar kurrë që edhe fotot do të merreshin hua.
Adelina, mos harro se sot nuk shpëton asgjë pa u zbuluar dhe në këtë rast… your post sounds familiar!

Insta

Kimi

Komento