Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adelina Ismaili sapo e vërtetoi se motrat janë bekimi më i madh në jetë

Adelina Ismaili sapo e vërtetoi se motrat janë bekimi më i madh në jetë
May 31
08:12 2017

Këngëtarja Adelina Ismaili gjithmonë ka treguar se ka raporte shumë të mira me motrat e saj Ema dhe Zanfina. Tri vajzat kanë qenë gjithmonë të pandara me njëra-tjetrën dhe nuk do shumë mend të kuptohet që pasi Adelina lindi beben e saj, ato do të ktheheshin në teze shumë të mira.

Por nëse menduat se sa erdhi në jetë bebja ato harruan motrën e keni gabim, sepse Adelina vetë ka publikuar një foto ku duket një çantë YSL dhe një qese Dior nga prapa, të gjitha për të. “Kush ka teze botën ka. E kush ka motra, ka YSL. Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam!”- ka shkruar ajo ndërkohë që fansat janë bërë kuriozë për dhuratat që tezet i kanë bërë vogëlushit të familjes.

Epo, të gjitha nuk tregohen, sidomos Adelina që është treguar vazhdimisht e rezervuar…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje