Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adelina Ismaili e thotë troç: Këngëtarët e Kosovës s’fitonin çmime në Shqipëri

Adelina Ismaili e thotë troç: Këngëtarët e Kosovës s’fitonin çmime në Shqipëri
August 24
11:43 2019

Mbrëmjen e djeshme Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7 ku  ka treguar më shumë për jetën e saj por edhe karrierën e saj muzikore.

Ismaili ka treguar se në fillimet e saj muzika shqiptare nuk i pëlqente, sepse ndryshonte nga ajo që bëhej në Kosovë.  “Ne në Kosovë kishim një botë komplet tjetër. Ishte Mihrije Braha, Gili etj dhe në atë kohë kishte filluar të zhvillohej shumë muzika pop”, ka treguar Adelina.

Ajo ka shtuar se këngëtaret e Kosovës nuk merrnin asnjëherë çmime në Shqipëri në festivalin e dhjetorit.

“Nuk më kujtohet që ndokush nga Kosova të ketë marrë çmim. Deri vonë kemi besuar se ekzistonte një lloj marrëveshje e pashkruar që të mos fitonte asnjë kosovar festivalin e dhjetorit. Nuk na i kishte thënë dikush, thjesht është ditur, por nuk është diskutuar asnjëherë”, ka rrëfyer këngëtarja.

Dikur për për të realizuar një këngë  ju duhej të punonin për dy vite në mënyrë që materiali të ishte në nivelin e duhur. Megjithatë vitet e fundit situata ka ndryshuar, sepse këngëtarët e Kosovës vlerësohen po njësoj me ata që vijnë nga Shqipëria.

Komento
Shperndaje