Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele vesh flamurin ylber në nder të viktimave të Orlandos

June 19
10:14 2016

Adele u ka kushtuar sërish një moment, gjatë turit të saj, viktimave të Orlandos. Këngëtarja 28-vjeçare u ka dedikuar një këngë homoseksualëve që humbën jetën në Orlando, ndërkohë që mbante veshur një flamur shumëngjyrësh.

Javën e kaluar ajo u dedikoi gjithë shfaqjen e saj kujtimit të tyre. Adele ka treguar se është prekur shumë nga kjo tragjedi dhe në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti për grupin LGBTI ka veshur flamurin ylber në arenën e Sportpaleis në Belgjikë teksa këndonte “Make you feel my love”. Me flamurin që simbolizon krenarinë e homoseksualëve të lidhur përreth belit, ajo ka dhënë një performancë tepër emocionale teksa fansat e saj që e ndiqni “live” koncertin kanë ndezur dritat e telefonave dhe kanë kënduar bashkë me të.

Omar Kateen vrau 50 veta dhe plagosi rreth 53 të tjerë në një “club” nate në Florida të dielën e kaluar.

Shperndaje