Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele surprizon Hillary Clinton në koncert, pa e ditur se ajo ishte e pranishme

Adele surprizon Hillary Clinton në koncert, pa e ditur se ajo ishte e pranishme
October 26
12:34 2016

Pak orë përpara 69-vjetorit të Hillary Clinton, këngëtarja britanike ka surprizuar kandidaten presidenciale, duke shprehur mbështetjen për të.

Mbrëmjen e të martës, Adele zhvilloi një koncert në Majami, ku ishte e pranishme edhe kandidatja presidenciale. Këngëtarja, e cila shpeshherë zgjedh të surprizojë fansat, u ka kërkuar atyre mbrëmjen e djeshme që të votojnë Hillary Clinton-in në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

“Unë nuk mund të votoj, megjithatë ju them se jam 100% për Hillary-n. E dua atë, është e mahnitshme”, – është shprehur Adele. Më tej ajo ka shtuar: “Çfarë ndodh në Amerikë, ndikon në vendin tim. Mos votoni për Donald Trump!”

Zëdhënësja e Hillary Clinton, Nick Merrill, ka bërë me dije për mediat se këngëtarja nuk ishte në dijeni se Hillary Clinton ishte në audiencë.

Këngëtarja, e cila ka zhvilluar një turne në Amerikë, mori një dhuratë të veçantë nga i dashuri i saj. Në përvjetorin e pestë të tyre, ai kishte shkruar fraza dashurie në copëza të vogla letre që janë hedhur në skenë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje