Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele së shpejti i thotë lamtumirë beqarisë

Adele së shpejti i thotë lamtumirë beqarisë
November 19
13:59 2016

Më parë është shkruar se këngëtarja e njohur Adele u fejua para një muaji me të dashurin e saj prej pesë vitesh dhe se planet për martesë janë më afër se kurrë. Adele dhe Simon Konecki kanë planifikuar që dasma e tyre të jetë një ceremoni e vogël pranë të afërmve. Për ta është e rëndësishme të fokusohen te dita e veçantë kur do të japin betimet dhe jo te vetë ceremonia.

“Ajo është e lumtur për këtë ditë dhe dëshiron të jetë diçka e vogël. Aktualisht Adele është në turne dhe do të ishte shumë e lumtur edhe me një organizim me miqtë më të afërt”,- shkruan DailyMail.

Adele dhe Simon u prezantuan për herë të parë përmes Ed Sheeran në vitin 2011. Tani ata jetojnë në një rezidencë  në Beverly Hills. Çifti ka një djalë 4 vjeç nga kjo lidhje./Blitz.al/

adel

Komento
Shperndaje