Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele rrëfen listën e këngëve që dëgjon kur ndahet nga partneri

Adele rrëfen listën e këngëve që dëgjon kur ndahet nga partneri
July 01
18:55 2016

Ndërkohë që miliona njerëz dëgjojnë refrenet e saj shpërthyese kur janë në prag të ndarjes, vetë Adele ka treguar se nuk mund të dëgjojë asnjëherë këngët e saj nëse është në një debat me partnerin apo është duke u ndarë. Në një intervistë për “People” ajo ka treguar se si çdo vajze tjetër, i pëlqen të jetë pak më dramatike në momentet që e shikon se një ndarje mund të ndodhë.

“Unë e shijoj periudhën e ndarjes, jam nga ato femra që nuk mund të rikuperohet shpejt shpirtërisht pas një ndarjeje. Ndoshta kjo ndodh edhe për faktin se mendoj se jam më kreative dhe më produktive kur jam e mërzitur”, – ka thënë Adele.

Ndërkohë, më poshtë ndiqni listën e gjashtë këngëve që Adele i ka të preferuara kur ndahet:

1. “I Can’t Make You Love Me” — Bonnie Raitt

2. “After the Storm” — Mumford & Sons

3. “Cosmic Love” — Florence + the Machine

4. “This Year’s Love” — David Gray

5. “Not Like the Movies” — Katy Perry

6. “All I Could Do Is Cry” — Etta James

Komento
Shperndaje