Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele refuzon Super Bowl. NFL: “Ne kurrë nuk i kemi propozuar Adele-s”

Adele refuzon Super Bowl. NFL: “Ne kurrë nuk i kemi propozuar Adele-s”
August 16
16:20 2016

Në koncertin e kaluar, Adele deklaroi se kishte refuzuar një ofertë të NFL dhe Pepsi-t për të performuar në eventin më të madh e më të ndjekur në SHBA. Ajo u shpreh se nuk ishte personi i duhur për një gjë të tillë, sepse nuk kërcen si Beyonce, Michael Jackson e shumë të tjerë.

Por pak orë më pas, NFL, organizatorja e show-t, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku thotë: “NFL dhe Pepsi janë fansat më të mëdhenj të Adele-s. Ne kemi biseduar me artistë të ndryshëm për Pepsi Super Bowl Halftime Show. Sidoqoftë, nuk kemi marrë akoma një vendim zyrtar për t’i propozuar dikujt. Jemi të fokusuar vetëm në organizimin e një show fantastik”.

Se si qëndron e vërteta nuk e dimë e ndoshta nuk do ta mësojmë.

Pretendentet e tjera për “Halftime Show” janë Lady Gaga, Jeniffer Lopez, Beyonce, Rihanna etj.

 

Komento
Shperndaje