Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele: Rashë në depresion pas lindjes së djalit…

Adele: Rashë në depresion pas lindjes së djalit…
November 02
14:51 2016

Adele është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun dhe turi i saj botëror që është zhvilluar kohët e fundit mund të quhet një sukses. Përveçse me një zë të bukur, Adele është gjithashtu një këngëtare që ja vlen ta ndjekësh dhe ta lexosh edhe në intervistat që jep.

Vanity Fair do ta ketë këngëtaren në kopertinën e dhjetorit dhe ajo duket e mahnitshme. Në këtë intervistë ajo ka folur se si është përballur me depresionin gjatë jetës.” Gjithçka filloi kur gjyshi im u nda nga jeta dhe unë isha 10 vjeç. Mendoja vetvrasjen dhe kam bërë shumë terapi.”- është shprehur këngëtarja.

Gjërat u përshkallëzuan kur Adele solli në jetë djalin e saj Angelo. Ajo ka rrëfyer se sërish përjetoi një situatë delikate dhe ra në depresion  aq sa nuk dinte si të përballej.

“Fillova të mendoja se nuk mund të sillesha si duhej me fëmijën tim. Shqetësohesha se mund ta lëndoja djalin tim apo se nuk po bëja një punë të mirë. Isha e fiksuar.”

Tashmë ajo tregon se marrëdhënia e saj me të birin është një nga gjërat që vlen më shumë në jetën e saj, është gjithçka për të.

“Të gjitha marrëdhëniet që unë kam me njerëzit e afërt janë shumë të rëndësishme , madje se çdo turq ë unë bëj. Nëse lidhja ime me Siomon apo me Angelo-n do të fillonte të bdërlikohej paksa unë do të tërhiqesha nga turi. Jeta ime është më e rëdnësishme se gjithçka. SI do mund të regjistroja një këngë apo të performoja nëse nuk do të kisha një jetë të shëndetshme? “- shprehet këngëtarja./Blitz.al/

❤️ @vanityfair

A photo posted by @adele on


adele2

adele1

adele

Komento
Shperndaje