Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele puth pa dashje fansin e saj në buzë. Reagimi do t’ju habisë

Adele puth pa dashje fansin e saj në buzë. Reagimi do t’ju habisë
July 22
16:21 2016

Që Adele është një nga artistet më të papara në skenë, kjo nuk diskutohet.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka mbajtur një koncert në kuadër të turneut “Adele Live 2016”, në Vancouver, në Rogers Arena. Siç është traditë tashmë në koncertet e Adele-s, një fans është ngjitur në skenë nga vetë artistja.

Në një video të postuar në Twitter, shihet Adele dhe admiruesi i saj në skenë. Në sekondat e para janë duke bërë shaka dhe dëgjohen lehtësisht të qeshurat. Më pas artistja e pyet: “Sa vjeç je ti?”. “31”, – përgjigjet djaloshi. “Dhe nga vjen ti?”, – pyet përsëri Adele. “Nga shumë larg”, – përgjigjet 31-vjeçari. “Kam fluturuar për orë të tëra për të të parë ty”.

Kjo e ka prekur Adele-n, e cila ka hapur krahët për ta përqafuar, kohë në të cilën djaloshi po shihte telefonin. Në këtë moment, ai është kthyer dhe të dy janë puthur në buzë.

Ndryshe nga çdo këngëtar tjetër, i cili apo e cila mund të kishte thirrur sigurimin, Adele e ka kaluar këtë situatë në mënyrën më origjinale të mundshme. Si? – do thoni ju. Ka qeshur me të madhe e përsëri e ka përqafuar djaloshin.

Eh, kësaj i themi artiste ne!

 

 

Shperndaje