Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele përkujton Amy Winehouse në ditëlindjen e saj

Adele përkujton Amy Winehouse në ditëlindjen e saj
September 14
18:55 2016

Sot do të festohej ditëlindja e Amy Winehouse, një nga figurat më të rëndësishme në muzikën ndërkombëtare.

Nuk kishin si të mungonin përkujtimet në rrjete të ndryshme sociale, si Facebook, Instagram dhe Twitter, nga personazhe të ndryshme të njohur e të panjohur, të cilët janë ndikuar nga muzika e Amy-t.

Një nga këto personazhe është edhe Adele, e cila ka shpërndarë në Twitter dhe Instagram një foto të Winehouse, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Amy!”.

Adele shprehet vazhdimisht se Amy ka qenë një nga frymëzimet e saj më të mëdha, pa të cilën nuk do të ishte aty ku është tani. /Blitz.al/

 

Happy Birthday Amy X

A photo posted by @adele on

 

Shperndaje