Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele, një dedikim ndryshe nga të tjerët për Prince

Adele, një dedikim ndryshe nga të tjerët për Prince
July 07
09:51 2016

Adele i ka kushtuar një moment gjatë koncertit të saj muzikantit  Prince, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Të martën këngëtarja ka nisur turin në Amerikë me një moment dedikuar Prince në Minesota. Ndërkohë që performonte përballë 15 mijë fansave në qendrën St. Paul’s Xcel, Adele bëri një pushim mes performancave për të nderuar këngëtarin e “Purple Rain”, i cili  ndërroi jetë në muajin prill si pasojë e mbidozës.

“E konsiderova idenë e të kënduarit një “cover” të këngëve të tij, por dreqin, ai është Prince”,- është shprehur Adele.

Në vend të kësaj, Adele ia la vendin në skenë pikërisht Prince-it. Nëpërmjet një  ekrani gjigant  në mes të skenës u transmetua videoja e një prej këngëve të tij, ”The most beautiful girl in the world”, ndërkohë që i gjithë publiku e këndonte njëzëri. Ndoshta Adele i është referuar pikërisht mendimit të Prince-it për sa u përket “cover”-ave. Në një intervistë në vitin 2013 për Billboard ai ka thënë: “Pse duhet të dëgjojmë një version të një kënge që e ka bërë dikush tjetër?” Adele dhe Prince kishin konsideratë të anasjelltë për njëri-tjetrin. Kujtojmë se edhe shumë këngëtarë të tjerë, si Beyonce, Stivie Wonder e të tjerë, e kanë kujtuar artistin përmes këngëve të tij në koncerte.

Shperndaje