Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele ndryshon look: “Tani kam mjekër”

Adele ndryshon look:  “Tani kam mjekër”
April 04
15:21 2016

Në një intervistë të dhënë për “Mirror”, këngëtarja Adele rrëfen ndryshmet në fizikun e saj, si shkak i shtatzënisë.

Ajo shprehet se shtatzënia ka bërë që t’i dalin qime në fytyrë. Gjithashtu, këngëtarja thotë se gjoksi i saj ka ndryshuar që nga momenti që ka filluar të ushqejë të birin.
“Gjoksi im… dua të them që mund të bëja një udhëtim mbi të, ama fatmirësisht më ndihmojnë reçipetat për t’i ngritur lart”, – rrëfen 27-vjeçarja.

Por ajo që e shqetëson shumë janë qimet në fytyrë:
“Kisha aq shumë testosterone kur isha shtatzënë sa më doli mjekra. E hoqa dje në mbrëmje. Në fakt ndihem krenare, nuk bëj shaka. Me përkëdheli e quaj Larry”, – u shpreh mamaja e Angelos, 3 vjeç.

Në të vërtetë, shfaqja e qimeve në fytyrë është një problem i zakonshëm i femrave shtatzëna, si pasojë e rritjes së nivelit të hormoneve androgjene të placentës. Ky fenomen është i përkohshëm; në momentin që hormonet rigjejnë ekuilibrin e tyre, gjithçka kthehet në normalitet.
Adele nuk është e vetmja ndër të famshmet që ka shfaqur këtë shqetësim. Kujtojmë se edhe Drew Barrymore kur ishte në pritje të lindjes së Olive deklaroi se i kishte dalë një “mjekër picetë”!

Komento
Etiketimet
Shperndaje