Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele na jep “lamtumirën”!

Adele na jep “lamtumirën”!
November 23
16:08 2016

Kur Adele u rikthye pas shumë vitesh me një album të ri, “25”, na ngjalli shpresat se më në fund artistja britanike do të na “furnizonte” me muzikë të re vazhdimisht. Por jemi gabuar! Deklarata e saj se do të “zhdukej” për 10 vite të tjera nuk ishte shaka.

Britanikja ka përfunduar ditën e djeshme plot 107 koncerte në 10 muaj dhe këtë e ka treguar në Instagram me një postim në Instagram të dhuratës që i kishte bërë familja për këtë “event”. “Mami, ia dole!” – shkruhet në një pankartë të madhe, e cila duket të jetë e shkruar nga djali i saj i vogël. Në këtë postim, Adele falënderon skuadrën e saj për punën dhe fansat për mbështetjen.

Pikërisht në koncertin e 107-të, këngëtarja e “Hello” i është drejtuar publikut duke i thënë: “Do të bëj edhe një fëmijë tjetër”.

Turneu i saj, “Adele Live 2016”, në mbështetje të albumit “25” do të vazhdojë rrugëtimin në shkurt e në mars në Zelandën e Re dhe Australi, për ta mbyllur me dy koncerte gjigante në Wembley, Londër.

Duke bërë lidhjet me deklaratat e Adeles, kuptojmë se artistja do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër, të cilit do t’i përkushtohet rreth 10 vite, ashtu siç iu përkushtua Angelo-s, djalit të saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje