Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele largohet përsëri nga muzika

Adele largohet përsëri nga muzika
March 27
13:29 2016

 

Ajo shkëlqeu në turin e saj muajin e kaluar, duke performuar 105 shfaqje rreth e rrotull Amerikës Veriore dhe Evropës.

Gjithashtu ajo tashmë po planifikon “pushimin” e saj të madh nga industria e muzikës në mënyrë që të fokusohet më shumë me djalin e saj tre vjecar dhe të dashurin Simon Konecki. Një burim për “The Sun” ka deklaruar:  “Ajo iu ka thënë miqve më të ngushtë se do të bëjë një ikje pesë vjeçare para se të nxjerre albumin e saj te ri.”

Është akoma e re si një nënë dhe nuk do që të mungojë në rritjen e birit të saj. Turneu pritet të mbarojë në nëntor, muaj në të cilin Adele pritet të fokusohet tek familja.

Rikthimi i saj ishte mjaft i suksesshëm globalisht. Albumi i Adele “25” shokoi gjithë botën me shitjet. Ndërkohë artistja britanike i ka kërkuar falje një fansi i cili përfundoi në spital duke marrë pjesë ne koncertin e saj Glaslow të premten mbrëma por ende nuk ka dhene nje deklarate per largimin nga muzika.

Etiketimet
Shperndaje