Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele ka frikë të sëmuret, punëson një mjek për stafin e saj

Adele ka frikë të sëmuret, punëson një mjek për stafin e saj
September 10
10:06 2016

Në muajin gusht, Adele u detyrua të anulonte një koncert në Phoenix, Arizona, për shkak se ishte sëmurë me grip dhe duket se kjo i ka mbetur në mendje.

Ajo vazhdon të jetë e shqetësuar nga ideja se mund të sëmuret sërish e për këtë ka marrë një mjek, i cili do të kontrollojë një herë në javë gjendjen e stafit me të cilët Adele është në tur.

Vetëm ai që gëzon shëndet të mirë do të mund të marrë një “badge” e të komunikojë me këngëtaren, në të kundërt përfundon në “karantinë”!

Kujtojmë se një muaj më parë ajo postoi një video në Instagram ku u kërkonte falje fansave ndërkohë që ishte me zë të ngjirur dhe me sytë e skuqur, për shkak të virusit që kishte marrë. /Blitz.al/

Shperndaje