Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele i ka habitur të gjithë me këtë përgjigje ndaj akuzave të Viscontit për zërin e saj

Adele i ka habitur të gjithë me këtë përgjigje ndaj akuzave të Viscontit për zërin e saj
June 12
12:17 2016

Artistja e njohur Adele nuk konsiderohet më një thesar vetëm për muzikën, por edhe për natyrën e saj për t’u shprehur haptazi dhe pa pasur drojë. Adele gjithashtu ka krijuar raporte shumë të mira me fansat nëpër koncertet e turit të saj të fundit, ku shpesh herë i ka bërë pjesë të skenës apo i ka surprizuar ata. Meqë jemi te surprizat, këtë herë ajo ka habitur të gjithë pjesëmarrësit në koncert duke i kthyer një përgjigje direkte producentit dhe muzikantit Tony Visconti, i cili ka kritikuar zërin e saj.

Më herët, Visconti, në një intervistë, është shprehur: “Ndez radion dhe nuk ka asgjë të saktë. 90% e zërave janë të rregulluar me kompjuter. Ne e dimë që Adele ka një zë të mrekullueshëm, por dyshimi im është nëse është zëri i Adele apo zëri i manipuluar me anë të pajisjeve. Këtë nuk mund ta dimë pasi pajisjet janë perfeksionuar në një mënyrë të frikshme…”, – ka përfunduar ai.

Kjo deklaratë duket se ka rënë edhe në veshët e Adeles, meqenëse ajo i ka kushtuar disa sekonda kësaj deklarate pas performancës së saj “live” në koncert. “Një tip idiot, ka thënë se zëri im është i rregulluar nga kompjuteri… Zotëri, ik p*rdhu!”

Kjo deklaratë është duartrokitur nga fansat e saj dhe ata e kanë shpërndarë menjëherë nëpër rrjetet sociale reagimin e këngëtares së tyre të preferuar.

Komento
Shperndaje