Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele ia dedikon koncertin në New York çiftit Brangelina

Adele ia dedikon koncertin në New York çiftit Brangelina
September 21
18:42 2016

Adele ia ka kushtuar koncertin e saj në New York çifti Brangelina. Karriera e Adele-s ka qenë gjithmonë e lidhur me trazira emocionale dhe për këtë arsye ajo është prekur nga ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe gjatë koncertit ka thënë:

“Nuk më pëlqejnë thashethemet për jetën private, por mua më duket sikur ndarja e Brangelina-s është fundi i një epoke. Për këtë arsye, sonte do t’ua kushtoj koncertin Jolie dhe Pitt”.

Madje ajo ka shtuar se është kulmi kur nga ky lajm tronditet edhe “mbretëresha e ndarjeve” që është vetë Adele.

“Brangelina ka qenë çifti më i qëndrueshëm në Hollywood dhe marrëdhënia e tyre ishte një frymëzim. Ne i kemi përmendur si një shembull i përkryer i barazisë, dashurisë, respektit dhe durimit në martesë”,- ka vijuar këngëtarja më tej./Blitz.al/

Shperndaje