Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagimi prekës i Adele për viktimat e Brukselit

Reagimi prekës i Adele për viktimat e Brukselit
March 23
16:18 2016

Gjatë performancës në Arenën O2 të Londrës, Adele  foli për sulmet në Bruksel, ku u vranë rreth 31 persona.

“Kur u zgjova dhe dëgjova lajmin e tmerrshëm për në Bruksel u ndjeva keq dhe e trishtuar për faktin se unë kisha koncert. Por jam shumë e kënaqur që ne jemi të gjithë së bashku këtu dhe do të bëjmë shumë zhurmë që të mund ta dëgjojnë edhe ata”,- tha Adele

Ajo i kërkoi turmës të ndriçonin arenën me dritat e telefonave  dhe i ka dedikuar një këngë qytetit ku u bë terrori. Ajo këndoi “Make You Feel My Love” dhe i ka kërkuar publikut që të këndojnë së bashku, për t’u dëgjuar edhe në Bruksel.

Pas performancës, Adele falënderoi pjesëmarrësit  në koncert për mbështetjen e tyre.

Komento
Etiketimet
Shperndaje