Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele heq dorë nga koncertet për 10 vite, do t’i dedikohet rritjes së djalit

Adele heq dorë nga koncertet për 10 vite, do t’i dedikohet rritjes së djalit
September 15
13:18 2016

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Adele. Biletat për koncertet e saj janë shitur brenda pak minutash, por nëse nuk e keni parë këngëtaren këtë vit, me shumë mundësi keni humbur rastin ta ndiqni “live” për të paktën 10 vitet e ardhshme.

28-vjeçarja do të bëjë një shkëputje  pasi ka dëshirë t’i përkushtohet totalisht rritjes së djalit të saj, Angelo-s.

Vitin e kaluar, Adele ka fituar plot 85 milionë dollarë ndërkohë që thuhet se ka mbledhur 100 milionë dollarë nga biletat e koncerteve të këtij sezoni. Mesa duket, Adele a ka arritur pikën më të lartë të karrierës së saj, ndaj dhe ka preferuar të bëjë një pushim të gjatë. /Blitz.al/

Shperndaje