Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele flet për albumin e Beyonce-s në koncertin e saj

Adele flet për albumin e Beyonce-s në koncertin e saj
May 06
13:02 2016

Adele, në koncertin e fundit të turneut të saj, në Danimarkë, ka përmendur  Beyonce-n, e cila sapo ka filluar turneun e vet, duke  e ngritur në qiell me lavde.

Adele ka dhënë koncertin e 25-të në Danimarkë, ku dhe ka mbyllur turneun e saj. Në këtë turne këngëtarja ka ngjitur disa fansa në skenë dhe nuk kanë munguar  surprizat dhe propozimet.

Vetëm pak kohë pas publikimit të albumit “Lemonade” të Beyonce-s,  edhe Adele ka vendosur të flasë për të.

Ajo ka thënë: “Beyonce është artistja më e mirë dhe kjo është e pabesueshme. Ajo është një Jezu Krisht! Unë i kam dëgjuar për rreth 17 vjet këngët e saj dhe muzika e saj vazhdon të ngelet në mendjen time”.

Etiketimet
Vip
Shperndaje