Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele fiton një tjetër çmim të rëndësishëm

Adele fiton një tjetër çmim të rëndësishëm
May 20
10:04 2016

Adele ka pushtuar një tjetër ceremoni ku ndaheshin çmime të rëndësishme, duke u dalluar si tekstshkruesja më e mirë e vitit në “Ivor Novello Award”.

Paraprakisht u hapën thashetheme se këngëtarja nuk do të ishte një nga të nominuarat për ndonjë çmim në këtë ceremoni, por në realitet Adele fitoi çmimin më prestigjioz të mbrëmjes.

Ndërkohë që pas Adeles, edhe këngëtarë të tjerë që kanë kontribuar në muzikën britanike u vlerësuan me çmime të tjera. Interesant ishte momenti kur Portishead fitoi çmimin si kantautori që ka dhënë kontributin më cilësor në muzikën britanike, por ndryshe nga herët e tjera ai bëri një përshëndetje të pazakontë.

“Ndihem në siklet që jam këtu dhe me një trofe në dorë sepse nuk besoj te gjykimi muzikor. Nuk mund ta gjykosh, nuk mund të thuash se dikush është më i mirë sesa dikush tjetër, ky është gabim! Nuk do t’i them faleminderit askujt sepse nuk besoj në këto klishe”, – ka thënë Portishead.

Vetë eventi i ndarjes së çmimeve festoi 61-vjetorin e krijimit të tij me disa performanca speciale që i dhanë mbrëmjes më tepër shkëlqim.

Shperndaje