Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele bën bashkë dy çifte të njohura shqiptare

August 12
13:59 2016

...

Koncertet bëjnë bashkë njerëzit për të kaluar (të paktën) dy orë të bukura, duke kënduar, kërcyer, qeshur e pse jo edhe duke qarë.

Të tillë janë edhe koncertet e Adele.

Ajo ka mbajtur një koncert në “Staples Center”, Los Angeles, në kuadër të turneut promovues të albumit “25”.

Në mes të mijërave personave të pranishëm për të ndjekur yllin britanik kanë qenë edhe dy çifte mjaft të njohur dhe njëkohësisht, të dashur për publikun shqiptar: Eno Popi e Atena Pali dhe Ledion Liço e Sara Hoxha.

Në fillim Sara postoi para koncertit një foto të email-it konfirmues, ku dhe shkruante se ëndërronte që Adele t’i prekte barkun, kurse gjatë koncertit ka postuar një sërë videosh në SnapChat teksa këndon me zërin e Adele-s në sfond. Përveç kësaj, në një video Sara shfaqet bashkë me Ledionin duke kënduar “Someone Like You”.

Ndërkohë që foto dhe video nga performanca e Adele-s kanë postuar edhe Eno me Atenën, në profilet e tyre në Instagram dhe Facebook.

Eno dhe Ledioni janë miq prej vitesh dhe shpesh herë i kanë bërë pushimet bashkë. Këtë miqësi, dy moderatorët ua kanë kaluar edhe partnereve të tyre, Sarës dhe Atenës, të cilat janë shumë mike të mira me njëra-tjetrën.

Shpresojmë që Adele të jetë një ogur i mirë për të dy çiftet.

 

Komento
Shperndaje