Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adam Levine premton se do të paguajë për funeralin e këngëtares së vrarë në skenë

Adam Levine premton se do të paguajë për funeralin e këngëtares së vrarë në skenë
June 13
19:33 2016

Këngëtarja e “The Voice of US”, Christina Grimme, u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes nga një fans i saj dhe  ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare.

Kjo ngjarje tronditi Hollivudin mbarë, duke bërë që artistë të ndryshëm të solidarizohen me familjen e Grimme. Lideri i Maroon 5, Adam Levine, ka premtuar se do të paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin e konkurrentes dhe biletën e së ëmës në mënyrë që të jetë e pranishme në ceremoni.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vëllai i të ndjerës, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Sot mora vesh që Adam Levine personalisht telefonoi mamanë time duke i thënë se do të paguante biletën e avionit për në funeral dhe këtë të fundit do ta mbulonte ai vetë”, – ka shkruar ndër të tjera Marcus Grimmie.

Etiketimet
Shperndaje