Adam Levine ju prezanton vajzën e tij

Njihuni me Dysty Rose Levine!
Kjo është vajza e këngëtarit të njohur Adam Levine dhe Behati Prinsloo. Ata u bënë prindër për herë të parë ditën e mërkurë të një vajze të quajtur Dysty Rose. Çifti ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram foton e parë të vajzës, një foto bardhë e zi të vogëlushes, e cila ndodhet në krahët e babait të saj.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë këtë ndjesi. Dysty Rose Levine, 9/21/16”,- shkruan Prinsloo në Instagram. Pak minuta pas lindjes një burim ka rrëfyer për revistën E! momentet e para të çiftit.
“Adam ishte në sallën e lindjes duke i mbajtur dorën partneres së tij. Që të dy ishin shumë të lumtur. Vogëlushja ngjan kaq shumë me Behatin”,- është shprehur burimi. “Dusty është e shëndetshme, e ëmbël dhe fëmijë i lumtur!”/Blitz.al/