Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acarohet Enca: “Të dashura media, mos lejoni që gazetarët e pavlerë t’ju prishin imazhin!”

September 10
17:25 2016

Enca Haxhia është acaruar me disa prej shkrimeve që janë bërë për të në media.

Të shikosh gazetën dhe të lexosh një titull paksa vulgar për veten është një situatë që nuk do t’i pëlqente askujt. Pikërisht kjo gjë ka irrituar edhe këngëtaren, e cila e ka nxjerrë inatin nëpërmjet disa postimeve në Snapchat.

Ajo ka postuar faqen e gazetës në Snap dhe shkruan: “Mos shkruani budallallëqe, ju lutem! Të dashura media, mos lejoni që gazetarët e pavlerë t’ju prishin imazhin!”

Ajo nuk e ka lënë me kaq dhe në një tjetër foto ka shtuar: “E di që ju duhet të ushqeni fëmijët tuaj me gjëra të tilla, por jo duke mashtruar, Zonja B*th Lëpirëse.”

Më pas, si për t’i dhënë fund në një postim tjetër këngëtarja shpjegon  se shkrimet e saj nuk ua dedikon të gjitha mediave, por vetëm disa prej të cilave ndonjëherë e teprojnë.

“Shumë turp për mediat shqiptare, respekt për mediat e pakta profesionale që kanë mbetur”./Blitz.al/

Shperndaje