Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Acarohet Ellie Goulding: Betohem se do ta gjuaj këtë grua…

Acarohet Ellie Goulding: Betohem se do ta gjuaj këtë grua…
November 24
10:37 2016

Një incident ka ndodhur me këngëtaren Ellie Goulding dhe ka bërë që ajo të dalë paksa nga natyra e saj.  Goulding ka qenë e ftuar në një mbrëmje bamirësie  në “Animal Ball 2016” dhe thuhet se ka debatuar me fjalë të ashpra me një të ftuar, që i tha se nuk i lejohej të ulej në zonën e rezervuar VIP.

Këngëtarja është dëgjuar të bërtasë me fjalët: “Nëse ajo më flet sërish, do ta gjuaj”.  Ellie kishte stiluar një model flokësh si një elefant në kuadër të mbledhjes së fondeve në ndihmë të gjitarëve të rrezikuar nga zhdukja. Gjithçka nisi kur këngëtarja shkoi të ulej dhe nuk e kishte kuptuar që tashmë vendet ishin të rezervuar. Duket se personi i cili i ka thënë të mos ulej nuk e dinte se këngëtarja ka kënduar për yje si princesha Eugenie, Anna Friel, Liz Hurley dhe Lily Cole. E irrituar, këngëtarja e kishte lënë koktejin që kishte në dorë  dhe gjërat dolën jashtë kontrollit kur gruaja e panjohur i bërtiti në fytyrë: “Mos u ngatërro me mua”.

Kjo gjë e ka acaruar së tepërmi Ellie-n, e cila është shprehur te miqtë: “Ajo grua është një bi**ch. Kurrë nuk kam takuar dikë aq të pasjellshëm në jetën time. Nëse më flet sërish betohem se do ta gjuaj. Betohem se jam aq e çmendur”. /Blitz.al/

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 22: Ellie Goulding (L) and Anna Friel attend The Animal Ball 2016 presented by Elephant Family at Victoria House on November 22, 2016 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images for Elephant Family)

Komento
Shperndaje