Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Abuzon me peshkaqenin në Maldive, reperi Gjiko futet në listën e zezë të klientëve

Abuzon me peshkaqenin në Maldive, reperi Gjiko futet në listën e zezë të klientëve
January 28
10:34 2018

Para disa ditëve reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi kanë kalur pushimet në një resort në ishujt Maldive. Reperi po peshkonte dhe nga uji ka nxjerr një peshkaqen te vogel duke e kapur dhe hedhur në rërë.Këtë moment e ka filmuar Elita dhe më vonë është postuar në Instagramin e Gjikos.

Por duket se kjo video ka shkaktuar një problem të madh sepse  Shaff  Naeem një zhytës instruktor profesionist në Maldive e ka parë atë dhe  i revoltuar e ka shpëndarë në profilin e tij në facebook duke shkaktuar shumë komente.

“Këtu është një video e këngëtarit të famshëm nga Kosova reperit Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë duke bërë foto me të e duke i postuar në Instagram për të treguar sa i suksesshëm ka qënë me atë që ka bërë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai bllokon çdo person që i komenton në Instagram.

Unë kam marrë një telefonat nga një numër i pa regjistruar për të mos përmendur emrin e resortit por ai është  Kuredu Resort.”- ka shkruar ai.

Ky postim ka ngjallur shumë komente negative nga e gjithë bota të cilët akuzojnë reperin për këtë veprim duke e quajtur si shumë të rëndë dhe të pafalshme atë që ka bërë.

Një koment ka ardhur edhe nga menaxheri i resortit ku është shprehur se:

“Ne e kuptojmë që ju jeni të tronditur nga kjo video, sepse edhe stafi yne ndihet i tillë njësoj edhe pse peshkaqeni është rikthyer përsëri në ujë, kjo nuk na shfajëson ne për këtë veprim, vizitorët janë shtuar në listën e zezë të resortit tonë dhe autoritetet lokale janë duke e ndjekur çështjen. ”

Zhurma e madhe është bërë sepse në Maldive ekziston një moratorium  për peshkimin e peshkaqenëve i cili është vendosur që me 15 mars 2010-të.

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga reperi deri në këto momente dhe nuk dihet nëse do të flasë në lidhje me këtë ngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje