Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A u përçanë “Babastars”? Flet për herë të parë Getoar Selimi

A u përçanë “Babastars”? Flet për herë të parë Getoar Selimi
April 06
22:09 2019

Disa kohë më parë u fol shumë në media se një ndër labelat më të njohur “Babastars” ishte përçarë. Disa prej reperëve me mënyra të ndryshme kishin deklaruar largimin e tyre. Por Getoari nuk dha asnjë reagim në lidhje me këto lajme edhe pse postimet e artistëve tregoni gjithçka.

Sonte i ftuar në “Xing me Ermalin”  Getoari ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur , dhe ka zgjedhur mënyrën më të mirë duke i treguar të gjitha në mënyrë të drejtë përdrejtë.

“Babastars ka qenë në fillim Baba records, e krijuam unë dhe Dardan Belegu, kemi marrë artistët e parë dhe kemi punuar këngët e tyre, të parët kanë qenë Kaosa-at, skillzet. Pas kësaj peirudhe e ndërruam e bëmë Babastars. Ka pas artistë që u larguan por që nuk mund të them u larguam apo i hoqëm sepse nuk jemi zënë.

Por secili ka një lloj kontrate që vazhdon deri në një pikë të caktuar. Ka pas njerëz që kanë ikur nga grupi, ka pas që janë future. Ne kemi vazhduar, kemi punuar sepse ne jemi labeli i parë që është bërë në Shqipëri dhe Kosovë. Kur kanë dalë “High 1, High 2, High 3 kemi pas periudhën më të artë si grup.

Më pas erdhi një periudhë tjetër që ndërruan shumë gjëra. Jo të gjithë e ndjenë veten pjesë të një grupi në këtë rast Babastars ose ka njerëz që e ndjejnë veten Babastars pa qenë artist fare. Ne jemi duke vazhduar punën, unë Majku, Onati, Jungle.”- tha Getoari.

Ndër të tjera ai shtoi se nuk ka konflikt me asnjë dhe kurrë nuk ka dashur të promovojë dhunë. Geti tha se unë i vlerësoj të gjithë ata që arrijnë diçka në jetë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje