Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A s’është kaq ‘cool’? Falë Instagramit tani lexojmë bisedat private që personazhet e njohur bëjnë bashkë

A s’është kaq ‘cool’? Falë Instagramit tani lexojmë bisedat private që personazhet e njohur bëjnë bashkë
March 13
17:48 2018

Nëse ka një “update” shumë interesant Instagrami është pikërisht ky: ne mund të lexojmë bisedat që personazhet e famshëm bëjnë me njëri tjetrin.

Të mos keqkuptohemi, nuk mund të lexojmë bisedat që ata bëjnë me mesazhe por ama komentet që ata hedhin me njëri tjetrin nëpër fotot e tyre mundemi t’i shohim lehtësisht. Kjo do të thotë se tashmë nuk duhet të kërkojmë në 1 milion komentet që i bëhen personazheve VIP në fotot e tyre për të parë se çfarë i ka komentuar një tjetër personazh i njohur sepse fal Instagramit, komentet e atyre që kanë shumë ndjekës dalin menjëherë në sipërfaqe, mjafton që edhe ju t’i keni ata ‘follow’.

Për shembull, i gjithë lajmi se Tyga i rregullon gramatikën Kim Kardashian-it doli për faktin se komenti i tij ishte në sipërfaqe dhe nuk iu desh njeriut të shkonte për të kontrolluar në mijëra komente për ta gjetur komentin e Tyga-s aty.

Nëse doni të ndiqni komente të tjera që bëjnë personazhet e njohur VIP nëpër profilet e njëri tjetrit mjafton të ndiqni në Instagram profiling “commentsbycelebs” ku një grup të rinjsh janë mbledhur për të bërë ‘screenshot’ të gjitha bisedat midis VIP-ave në Instagram dhe i postojnë aty në mënyrë që të jetë më e lehtë për njerzit.

 

Shperndaje