Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A lexon Armina vetëm kur fshin pluhurat?

A lexon Armina vetëm kur fshin pluhurat?
March 28
13:03 2016

Kohët e fëmijërisë janë gjithmonë nostalgjike për të gjithë ne, por janë akoma më nostalgjike për vajzat, të cilat bëjnë gati sendet e tyre për të lëvizur në shtëpinë e bashkëshortit.

Kjo ndjenjë e ka pushtuar edhe Armina Mevlanin, e cila teksa shpluhuroste dhe paketonte librat për t’i lëvizur të shtëpia e Shkëlzenit, ka ndarë me ndjekësit e saj një video dhe shumë foto duke shpjeguar lidhjen e saj me librat.

Paksa e çuditshme lidhja e Arminës me librin, por është e vërtetë.

Biblioteka e Arminës përmbante një shumëllojshmëri  shkrimtarësh e botimesh , nga Frojdi deri te “Republika e Platonit”, nga “I huaji” i Kamysë te “Katedralja e Parisit”. Po si është e mundur që një lexuese e autorëve më të mëdhenj të letërsisë të “përfundojë” në një “fashion blogger”?  A është e mundur që buzëkuqi, pudra dhe fustani të zëvendësojnë librin?

Dimë që Armina ka studiuar për shkenca sociale, ndoshta kjo është arsyeja që mundëm të shohim Frojdin, Aristotelin, Kamyn dhe Platonin në duart e saj…

Nëpërmjet videove në anglisht, Armina ka treguar se tani është tërhequr goxha nga leximi i librave, gjë që mund të kuptohet, pasi jo shumëkush mund të lexojë “Katedralen e Parisit” apo “Psikoanalizën e Frojdit” në javën milaneze apo parisiene të modës.

Etiketimet
Shperndaje