Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“A kujdeset Majk për Roan-in?” – Majlinda Zeka përgjigjet shkurtër, bukur, pastër!

“A kujdeset Majk për Roan-in?” – Majlinda Zeka përgjigjet shkurtër, bukur, pastër!
July 12
09:36 2018

Së fundmi risitë e Instagramit janë kthyer shumë shpejt në një trend. Shumë personazhe u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme në Instagram të cilat më pas i kanë postuar në Story.

Një ndër këta personazhe ka qenë edhe  Majlinda Zeka, siç të gjithë e njohim ndryshe nëna e djalit të Majk-it.

Majlinda është pyetur nëse Majk kujdeset financiarisht për djalin e tij, por përgjigja e kësaj të fundit na ka habitur paksa.

“Jo nuk kujdeset” – ka qenë një përgjigjie e thjeshtë kjo për të treguar se reperi nuk plotëson përgjegjësitë e tij si baba. Në media gjithmonë është folur se Majlinda dhe Majk nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje