Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ka të tjerë si i dashuri i Afërditës? Dhurata e Krishtlindjeve vjen më shpejtë për bukuroshen shqiptare!

A ka të tjerë si i dashuri i Afërditës? Dhurata e Krishtlindjeve vjen më shpejtë për bukuroshen shqiptare!
December 06
09:49 2017

U bënë disa vite tashmë që Afërdita është në një lidhje me Jakubin, me të cilin e shohim të shoqërohet gjithë kohës e të bëjnë vazhdimisht arratisje të vogla dashurie nëpër qytete të ndryshme të botës.

Afërdita Dreshaj duket se e ka gjetur lumturinë e saj pranë mashkullit që ka zgjedhur të ketë në krahë dhe pak orë më parë kuptuam edhe arsyen pse: Jakubi e njeh mirë dhe di si t’ja ngrohi zemrën!

Gjithnjë modelja shqiptare ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngrohtë me motrën e saj Jehonën dhe ndonëse jetojnë larg njëra tjetrës, mezi presin ditët kur të bashkohen sërish duke ja shprehur dashurinë në rrjete sociale fiks si motra, motrës. Dhe Jakubi, si një djalë i zgjuar që është, përgatiti një surprizë të tërë duke bërë që papritmas, motra e Afërditës t’i trokasë në derën e shtëpisë, surprizë, pa dijeninë e saj.

Sigurisht kjo ka bërë që Afërdita të habitet tejmase duke shpërndarë në Instagram edhe falënderimet përkatëse për të dashurin e saj. Ajo e cilësoi këtë surprizë si dhuratën më të bukur për Krishtlindje dhe në fakt ashtu është vërtetë! /Blitz.al/

Shperndaje