Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ka të drejtë Margot Robbie që i ngatërron këta meshkuj?

June 13
15:49 2016

Margot Robbie ka kaluar një situatë të sikletshme gjatë një festeje Krishtlindjesh, edhe pse tani i duket shumë për të qeshur.

Ajo ka ngatërruar Princin Harry dhe këngëtarin Ed Sheeran me njëri-tjetrin dhe kaloi një natë të tërë me njërin prej tyre duke mos e ditur saktësisht se kush ishte ai.

Aktorja australiane ka thënë për “The Sun” se fillimisht kishte menduar se ishte duke shëtitur dhe biseduar me Ed Sheeran  në një mbrëmje Krishtlindjesh të organizuar nga  modelja Suki Waterhouse.

“Kisha pirë pak dhe po mendoja se isha duke dalë me Ed Sheeran. Po mendoja me vete se Ed është me të vërtetë një djalë shumë  i këndshëm, do të bëj disa foto me të. Ishte një gabim që ndoshta s’e kam bërë vetëm unë pasi janë të dy britanikë dhe ngjasojnë”.

Robbie bëri bujë vitin e kaluar kur postoi një foto të Princit Harry në Instagram-in e saj, duke  menduar se ishte Ed Sheeran.

Fotot, të cilat janë fshirë më pas, tregonin ata dhe miqtë e tyre, Suki Waterhouse, Cara Delevingne, Poppy Jamie dhe Sienna Miller, duke u argëtuar dhe duke bërë fytyra qesharake.

Shperndaje