Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ju shkon ndërmend kush është personazhi në foto?

March 31
08:42 2016

bebe rexha

bebe rexha
Picture 1 of 2

Ajo është një artiste me përmasa ndërkombëtare tashmë dhe  emri i saj lakohet mes emrash shumë të famshëm si Nicki Minaj, Rihanna, David Guetta e shumë të tjerë. Ende nuk ju thotë gjë kjo foto? Në fakt nuk ju vëmë faj, vogëlushja brune me kaçurrela e fotografisë është një bionde shumë seksi në ditët e sotme. Mesa duket, Bebe Rexhën e ka mbërthyer nostalgjia mbrëmjen e djeshme pasi ka ndarë me fansat e saj të Instagram-it një foto nga fëmijëria e saj nën hashtag-un “Gangsta little babe” .  Në foto mund të shihni qartë një vogëlushe me dy bishtaleca kaçurrela, të kapur me fjongo të kuqe.

Shqiptarja  me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë  jeton që prej lindjes në SHBA  por gjithnjë e ka pranuar origjinën e saj në çdo prononcim televiziv. Bebe Rexha, emri origjinal i së cilës është Blerta,  është e njohur jo vetëm si këngëtare,  por edhe si tekstshkruese dhe numëron disa bashkëpunime të suksesshme me artistë. Bashkëpunimi i saj më i fundit është ai me Nicki Minaj me titull “ No broken hearts”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje