Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ia vlen të marrësh pjesë në “The Voice”?

September 08
20:53 2016

Marsela Çibukaj

Picture 1 of 10

Marsela Çibukaj ka qenë një nga konkurrentet më të dashura të edicionit të parë të “The Voice of Albania”. Ajo madje u cilësua edhe si “Adele” shqiptare, duke pasur parasysh zërin dhe mënyrën se si performonte në skenë. Marsela u bë pjesë e produksioneve të Top Channel duke kënduar në “Top Show”, “E diell” etj. Ndërkohë ajo ka marrë pjesë edhe në "Top Fest 8" dhe "Top Fest 9". Një tjetër pikë kulminante e karrierës së saj ishte pjesëmarrja në “The Voice of Italy”, ku shkoi në skuadrën e Noem-it. Kjo e fundit e ka pëlqyer aq shumë sa e ka ftuar Marselën të marrë pjesë në turin e saj. Marsela Çibukaj ishte gjithashtu një prej personazheve më të dashur në emisionin “Në një javë”, si dhe thuajse çdo fundjavë është e ftuar në lokale për të performuar "live".

Është vënë re kohët e fundit që sa më tepër perfeksionohen kompeticionet e tipit “talent-show”, aq më tepër rritet edhe skepticizmi i njerëzve për pjesëmarrjen në këto të fundit. Më së shumti kjo ndodh sepse ekziston një pasiguri nëse suksesi i marrë në një kompeticion televiziv është i garantuar të vazhdojë edhe pas përfundimit të tij apo gjithçka mbetet në kuadrin e një “ëndrre” të limituar apo me afat të përcaktuar.

Një nga kompeticionet më të rëndësishme të këtij lloji në Shqipëri është “talent-show” “The Voice”, i cili transmetohet në Top Channel. Vazhdimisht nga ky kompeticion kanë dalë artistë mjaft të mirë, të cilët më pas kanë shtruar me kujdes vazhdimësinë e suksesit të tyre. A kanë qenë të gjithë pjesëmarrësit të talentuar? Sigurisht që po, sidomos kur bëhet fjalë për ata konkurrentë të cilët kanë arritur në netët “live”. A kanë pasur të gjithë të njëjtin rrugëtim të karrierës së tyre pas përfundimit të edicioneve të “The Voice”? Sigurisht që jo, sepse pavarësisht se kompeticioni është i barabartë për të gjithë konkurrentët, duke iu ofruar të njëjtat mundësi, në fund të ditës talenti, puna, vendosmëria dhe origjinaliteti individual është ai çka i dallon disa artistë prej të tjerëve.

Duke qenë se jemi në pritje të një edicioni tjetër të “The Voice”, ne kemi vendosur të bëjmë një përmbledhje, nëpërmjet galerisë, të disa prej konkurrentëve të edicioneve të kaluara të këtij kompeticioni, për të analizuar rrugëtimin e tyre të karrierës pasi kanë dalë nga ky konkurs televiziv ku kërkohet “Zëri”. Më mirë se çdokush ata i kanë kthyer përgjigje pyetjes: A ia vlen të marrësh pjesë në “The Voice”? Ndaj duke ndjekur shembullin e tyre, çdokush që ka talent në të kënduar nuk duhet ta mendojë dy herë për të marrë pjesë. E ku ka më mirë sesa të nisësh karrierën prej këngëtari në një skenë prestigjioze, përballë një jurie profesioniste dhe çka është më e rëndësishmja, përballë një publiku që mezi ju pret t’ju duartrokasë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje