Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A i blejnë klikimet këngëtarët shqiptarë? Blogeri shqiptar i përgjigjet Aurela Gaçes

A i blejnë klikimet këngëtarët shqiptarë? Blogeri shqiptar i përgjigjet Aurela Gaçes
June 16
21:28 2016

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe ka postuar një shkrim në profilin e saj në Facebook, ku shprehej rreth çështjes së klikimeve të videove të këngëtarëve të ndryshëm në Youtube.

Sipas asaj që Aurela na la të kuptojmë, hidhet dyshimi te rritja “e pakuptimtë” e numrit të klikimeve në këngët shqiptare, ndërkohë që shumë këngëtarë të huaj me famë, pavarësisht se janë vazhdimisht nëpër turne të tejmbushur nga fansat, nuk arrijnë dot të konkurrojnë me artistët tanë për çështje klikimesh.
Për ta sjellë më mirë idenë, ajo ka marrë si shembull këngën “Rosa nata ieri” të Eros Ramazzotti-t të 5 muajve më parë, e cila ka “vetëm” rreth 1 milion e 300 mijë klikime.

Një çështje që është diskutuar jo pak herë nga vetë Aurela Gaçe e nga shumë persona të tjerë të ekranit e që ende vazhdon të krijojë debat.

Rreth kësaj, ditën e sotme është shprehur bloggeri Albino, albaniac.com, i cili është një njohës shumë i mirë i fushës.

Duke u nisur nga statusi i Aurelës, ai shprehet se shikueshmëria e videos është tregues i suksesit “online”, jo i suksesit të plotë si artist. Gjithashtu ai shkruan se klikimet na ndihmojnë për të treguar popullaritetin, duke qenë se në Shqipëri nuk ka statistika në lidhje me shitjen e albumeve, të këngëve teke, të videove apo të biletave të koncerteve, siç ndodh në shumë vende në perëndim.

Po si u bënë të gjithë me 1 milion?

Kjo varet nga promovimi që i bëjnë vetes. Shumë prej artistëve më të njohur shqiptarë, në një kombinim total të fansave në rrjetet sociale, kanë afro 1 milion ndjekës. Mjafton që ta luajnë videon 2-3 herë dhe… 3 milionë? Kanalet muzikore Youtube si “ArkivaShqip” etj. bëjnë të mundur promovimin e një videoje te mijëra shikues. Vetëm kjo faqe ka 900.00 mijë abonues, “Babastars” mbi 200.000 mijë, Noizy afërsisht 300.000 etj.
Gjithashtu, nëse një në tre postime të Encës në Instagram ka të bëjë me muzikën e saj, zor se gjen një postim rreth muzikës ndër 20 postime te Ledina Çelo”, – shprehet bloggeri në shkrim.

Më tej, ai shton:

“Po ne 3 milionë jemi, si marrin 15 milionë klikime?
Jo, nuk jemi 3 milionë të keqen. Vetëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi i bëjmë pa frikë 7 milionë. Llogarit këtu edhe diasporën e bëhemi disa-fish më shumë. Llogarit popullaritetin e muzikës shqiptare në Ballkan e së fundmi edhe nëpër botë, që i shton edhe disa “fishe” të tjera. 3 milionë shikime nuk do të thotë 3 milionë persona, por që videoja është parë 3 milionë herë…”

“… Por, siç tha Aurela, pse një këngëtar si Eros Ramazzotti ka vetëm 1 milion, ndërsa këta tanët miliona?” – shtron Albino pyetjen, duke iu referuar pikërisht statusit të Aurelës që përmendëm më sipër.

“Jo tamam! Ka edhe postime (jo video) jozyrtare të Eros-it që kapin shifrën e 118 milionë shikimeve (shih “Otra Como Tu) apo “La Cosa Mas Bella” me 61 milionë. Vutë re diçka? Versionet e këngëve janë në spanjisht. Kjo për faktin se shumë video muzikore italiane, franceze, gjermane etj. nuk lejohen të shikohen jashtë vendeve të tyre. Kjo për të njëjtën arsye që Italia bën shumë filma të bukur, por ka shitjen më të ulët të biletave në kinema dhe numrin më të ulët të frekuentuesve të kinemave në Europë…”.

Më tej, pas këtyre fjalëve ai shprehet se të rinjtë italianë, të cilët ndryshojnë shumë nga ata shqiptarë, nuk janë aspak të interesuar për artistët e vjetër e nuk është çudi që mos ta njohin Ramazzotti-n apo Giovanotti-n.

“Këtu përmend shembullin ku në një sallë ku për Giovanotti-n kishte bileta edhe pak orë para shfaqjes, shqiptarët si Elvana Gjata, Flori Mumajesi apo DJ Andy Gramm e kishin mbushur sallën plot e përplot”.

 

Shperndaje