Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A funksionoi ‘Karma’? Brad Pitt i penduar që la Jennifer Aniston për tu martuar me Angelina Jolie

A funksionoi ‘Karma’? Brad Pitt i penduar që la Jennifer Aniston për tu martuar me Angelina Jolie
November 25
11:22 2017

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të dy e kanë pranuar se ranë në dashuri me njëri tjetrin pikërisht në xhirimet e filmit ‘Mr & Mrs Smith” në vitin 2005 dhe fill pas kësaj Pitt u nda me ish gruan Jennifer Aniston.

Mediat e huaja po shkruajnë se vetëm tani që edhe historia me Jolie ka përfunduar, Brad e ka kuptuar se lidhja me Angelinan ka qenë në fakt gabimi më i madh që ka bërë. Gjithsesi Brad ka treguar se kurrësesi nuk do të ndërhynte tashmë në jetën në çift të Jennifer Aniston dhe bashkëshortit të saj Justin Theroux por do të dëshironte që ta kishte Aniston partnere në biznes (të paktën) duke qenë se ata kanë punuar bashkë edhe më parë dhe kanë pasur goxha fitime.

Megjithatë të gjitha këto mbeten ende në kuadrin e thashethemeve pasi gazetat rozë në shtypin ndërkombëtar nuk kanë treguar burimin e saktë të këtij lajmi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje